Del super hiti që Noizy i ka kushtuar kampionit Florian Marku (video)

Përpara duelit të Florian Markut ndaj Maxim Prodan, boksieri shqiptar foli për surprizën e madhe të mbrëmjes. Bëhej fjalë për një këngë të re që do t’i dedikohej Markut nga ana e Noizyt dhe për veshje të veçantë që do të vinte në hyrje.

Megjithatë një surprizë e pakëndshme erdhi për Markun. Ndeshja e tij ishte e para në eventin e Joshuas dhe kjo nuk përkonte me planin. Tifozët nuk kishin mbërritur ende në stadium dhe në fund lihen ndeshjet e rëndësisë më të madhe.

Për këtë arsye kemi humbur edhe hyrjen e bukur që shohim shpeshherë në ndeshjet e boksit. Por kënga e Noizyt për Florian Markun ka dalë dhe kjo muzikë do ta shoqërojë boksierin shqiptar në çdo ndeshje.

Video https://www.tiktok.com/share/video/7003351927467543810?referer_url=https%3A%2F%2Fsportekspres.com%2F&referer_video_id=7012622525968420101&refer=embed