Dergjet në shtrat pas aksidentit/ Familjarët e 22-vjeçarit luten për ndihmë: Operacioni kushton 20 mijë €

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë ditën e sotme. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar nga Cërriku, i quajtur Alesio Arizi i cili është aksidentuar dhe pas disa opercioneve në Shqipëri, gjendja e tij nuk është përmirësuar. Për këtë arsye atij i nevojitet një ndërhyrje tjetër në Turqi për të bërë të mundur që të ecë sërish. Shuma e kërkuar për operacionin është 20 mijë euro, e cila është e papërballueshme për familjen e tij.

Për të ndihmuar financiarisht familjarët, është hapur edhe një llogari ku mund të futeni dhe të kontribuoni sipas mundësive. Ky është linku i Gofundme.

“Ky eshte Alesio Arizi i lindur ne cerrik 1998! Pas nje aksidenti dhe disa operacionve te bera ne Shqiperi Alesio ka nevoj per nje nderhyje Tjeter ne Turqi e cila kushton dhe familja nuk ka mundesi me i perballu me ekonomin qe ka! Eshte momenti qe te ndimojm Alesion qe dhe ai te ket mundesi te eci sic ka ecur me perpara dhe me ndimen e gjithsecilit prejnesh ai do tja dali. Ju lutem kush ka mundesi te ndimoj ! Zoti ju bekofte. Dhe do ju jemi gjithmone mirnjohes! Faleminderit”-thuhet në apelin për ndihmë.