Dëshmia e plotë për JOQ ALBANIA/ Si i mori Qerimi nga Kosova mbi 100 Mijë EURO pronares në Tiranë?

Pak kohë më parë, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetareje nga Tirana, pronare e një hoteli në Tiranë, të cilës, një shtetas nga Kosova i mori më shumë se 100 mijë euro, pasi u miqësuan shumë me njëri-tjetrin.

Fillimisht ajo e mirëpriti Qerim Krasniqin, në hotelin e saj, bashkë me bashkëshorten e tij shtatëzënë. Më pas, ajo ka treguar për JOQ se e ka mbajtur në shtëpi, pasi shtirej sikur ishte si i sëmurë me COVID. Në gusht, 30-vjeçari i ka kërkuar asaj 50 mijë euro borxh, me justifikimin se i ishin bllokuar llogaritë në Zvicër dhe i është lutur që ta ndihmonte.

Sot Qerim Krasniqi është i arrestuar dhe nga dosja hetimore, po dalin të gjitha dëshmitë që zonja Mariana ka rrëfyer për JOQ ALBANIA.

Më poshtë keni gjithë rrëfimin e saj.