Dëshmia rrëqethëse e të riut afgan: Kemi kërkuar vetëm liri, motrës sime shtatzënë i morën jètën dhe as s’i japim dot lamtumirën

Këto ditë pamjet që kanë ardhur nga Afganistani janë të rënda, disa edhe mbase kanë derdhur lot. Amir 28 vjeç i ka parë nga Berlini. Ai iku i vogël nga atje, ishte fat i tij si thotë ai që u njoh me një fotograf gjerman. Fotografi kuptoi se Amir kishte talent dhe e mori me vete.

Kjo i shpëtoi jetën Amirit. Ai studion për Antropologji Social-Kulturore në një nga fakultetet më të mirë në Gjermani. Amiri është tradhëtar në vendin e tij, kështu e kanë shpallur. Ai tregon se fle dhe zgjohet me dëshirën për të shkuar në Kabul. Kjo është ëndërra e tij.

Edhe pse ka folur me shumë medie me anë të kameras së laptopit ta treguar pamjen e tij, ai thotë se kërkuan vetëm liri. Dallohet që qan. Amiri ka humbur të motrën shtatzënë. Ishte në muajin e tetë, me një djalë.

Më tej me zërin që i dridhet tregon:
Ime motër ishte më fortë se mua ajo nuk pranoi të largohet. Punoi sepse ne kemi kërkuar vetëm liri, vetëm kaq. Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë. Jemi një vend si gjithë vendet e tjera, vetëm se u lamë në mëshirë. Ime motër ishte njeriu më i fortë që njihja. Djalin do e rriste në Kabul. Tani nuk janë të dy, nuk e di ku janë trupat. Ime motër punoi, për një organizatë amerikane. Punoi për emancipim. I morën jetën shtatzënë, kaq di. Nuk mund të shkoj në Kabul, për t’i dhënë lamtumirën si duhet.”

I pyetur se çfarë mendon për afganët që do vinë në Shqipëri dhe Kosovë, ai thotë po me zërin që i dridhet se duhen ndihmuar. Amiri lutet:

I ndihmoni. Një shoqja ime që studiojmë na ka treguar pamje nga ajo që u ndodhi shqiptarëve të Kosovës. Ajo që po ndodh në vendin tim është më keq. Shqiptarët patën një vend, ne nuk na duan. Ne kemi kërkuar vetëm liri. Na thonë ata raca e pisët. Jemi njerëz na ndihmoni. Unë kam mbetur i vetëm tani. Nënën dhe babanë i humba se kërkuan liri, edhe motrën shtatzënë dhe të shoqin e saj. Di vetëm që u kanë marrë jetën. Në këto momente do doja të isha në Kabul të humbja dhe unë jetën atje. Nuk mundem të duroj më, kur lexoj se janë ngjitur në krahët e avionëve. U lutem shqiptarëve vetëm t’i ndihmojnë dhe u buzëqeshni kur t’i shikoni në rrugë nuk i kemi bërë keq askujt. Fati ynë ka qenë shumë i errët si popull. Universiteti i parë në Kabul është hapur në vitin 1932. Ne nuk jemi racë e pistë, jemi njerëz si ju. Kërkojmë ndihmë sepse kemi vuajtur nga shumë püshtime. Kemi kërkuar vetëm liri.”

Botës i duket e largët që Afganistani do jetë i lirë dhe një vend i lumtur një ditë, por jo për Armirin. Fjalët e fundit të tij në këtë intrevistë ishin:

Mund të mendojnë se na i kanë marrë të gjitha, jo nuk na kanë marrë shpresën akoma dhe nuk do e marrin asnjëherë.

Theksojmë se intrevista është zhvilluar online në gjuhën angleze nga gazetarja e ”Gazeta Korrekte” më pas u përkthye në gjuhën shqipe. Armiri nuk mund të tregoj identitetin e plotë dhe as të identifikohet me pamje, motra e tij ka qenë aktiviste për të drejtat e grave në Kabul. Fotografitë janë ilustruese dhe janë marrë nga mediet (BBC dhe CNN) e huaja në asnjë prej tyre nuk është as Armiri dhe as e motra e tij.