Dëshpërimi i grave afgane në “Porta e Ferrit”, iu përgjërohen trupave amerikanë t’i shpëtojnë (video)

Thirrjet dëshpëruese të miksuara me zhurmën e të shtënave në aeroportin e Kabulit tregonin kaosin që po përjetojnë mijëra afganë në përpjekje për t’u arratisur nga talebanët.

Disa gra u filmuan teksa zgjasnin duart përtej kangjellave të hekurta duke i thirrur trupave amerikane që t’i shpëtonin.

Ndërkohë talebanët e pamëshirshëm qëllojmë me armë kundrejt turmave të afganëve që refuzojnë t’i binden urdhërave të tyre.

Tani që talebanët e armatosur kanë rrethuar edhe aeroportin, e vetmja rrugë arratisjeje për mijëra refugjatë qëndron në provincat përreth.

Mbi 800 afganë mundën të futeshin në avionin ushtarak, pamjet e së cilës bënë xhiron e botës.

Video https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/08/18/2229980859046146201/640x360_MP4_2229980859046146201.mp4?_=1