Detaje nga sherri në Sarandë, 43-vjeçari plagos me thikë 2 vëllezërit e mitur

Detaje të reja janë mësuar nga sherri me thika në Sarandë. BW bën të ditur se 43-vjeçari Ibrahim Duda ka plagosur me thikë dy vëllezër të mitur. Njëri prej tyre është identifikuar si K.G. 17 vjeç. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes Ibrahim Duda. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.