Detaje të rënda nga mbytja e 10-vjeçarit në Mirditë, dyshime se trupi i vogëlushit ka “ngecur” në…

Prej tre ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit që e mori rrjedha e lumit Fan teksa po ndiqte topin.

Polumbarët kanë rinisur edhe sot kërkimet për trupin e të miturit. Operacioni për gjetjen e trupit po vijon në HEC-in e Repsit.

Specialistët e RENEA-s, kanë dyshime se trupi mund të jetë pranë një ure të dëmtuar ndërsa po punohet me mjete për devijimin e lumit.

Ndërkaq kërkimet janë vështirësuar për shkak të terrenit të vështirë si dhe koha me reshje.

Faxnews ka dyshime se trupi i vogëlushit mund të ketë ngecur në një urë të prishur disa kilometra larg vendit ku u mor nga rrjedha.

Për të parë aty, trupat e kërkim-shpëtimit janë duke devijuar lumin Fan pasi në vend janë mbledhur shumë mbetje të tjera dhe e bëjnë të pamundur kërkimin.