DETAJE/ Zjarri në Tiranë ku humbi jetën foshnja 6-muajshe, gjyshja ishte në bodrum dhe po gatuante, dritaret ishin me kangjella

Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Një banesë u përfshi nga flakët në rrugën “Gani Domi” dhe për pasojë humbi jetën një foshnjë 6-muajshe.

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë sinjalizuar policinë pasi kanë parë tymin.

Dritaret e banesës kanë qenë me kangjella dhe kjo e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Fatkeqësisht foshnja ndërroi jetë në spital, ndërsa gjyshja me të cilën ndodhej në shtëpi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja gjyshja ka qenë në bodrum duke gatuar, shkruan Ballkanweb.

Gjyshja ka dalë jashtë për të kërkuar ndihmë te banorët, pro flakët kanë shpërthyer menjëherë duke përfshirë gjithë banesën.Prindërit e foshnjës nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e zjarrit dhe janë lajmëruar nga fqinjët.

Në momentin që është nxjerrë foshnja, prindërit e kanë marrë dhe menjëherë janë nisur drejt spitalit, por fatkeqësisht vogëlushi nuk mundi t’ia dilte.