




Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi, u qëlluan me armë zjarri në qendër të Milotit, sapo zbritën nga një makinë e blinduar ‘Land Rover’, bëjnë me dije burime për Report Tv. Nga atentati mbeti i vdekur Klisman Preçi, ndërsa është plagosur rëndë Ylli Brahimi.
Ndërsa pak pas atentatit një makinë e djegur u gjet në Gramëz të Krujës, brenda secilës ishin edhe dy kallashnikovë. Ylli Brahimi 46 vjeç është nën kujdesin e mjekëve, ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.




