Deti i mbushur me gjak, 12-vjeçarja kafshohet nga peshkaqeni dhe pëson prerje të shumta

Një vajzë 12-vjeçare është kafshuar nga një peshkaqen në shtetin amerikan të Maryland. Ajo ndjeu se papritur diçka i preku këmbën dhe dyshoi për gaforre, kështu u përpoq të dilte në bregdet. Ajo kishte marrë rreth 20 prerje në këmbë pasi njerëzit e nxorën nga deti.

Një infermiere ishte në dispozicion për t’i dhënë ndihmën e parë, sipas nënës së Jordanisë, Melissa Prushinski. Prindërit e saj më pas e çuan në spital.

“Unë me të vërtetë nuk e kuptova se çfarë po ndodhte, fillova të kisha gjakderdhje kudo. Isha duke notuar dhe një dallgë u përplas me mua. Mendova se më është afruar ndonjë gaforre që më lëndoi, nuk më pëlqejnë krijesat e detit, kështu që nxitova jashtë menjëherë, por vura re që kishte gjak kudo dhe këmba ime e majtë kishte prerje të shumta”, është shprehur Jordan.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë lloj peshkaqeni ishte Mjeku i urgjencës konfirmoi se ishte një kafshim peshkaqeni sepse asnjë kafshë tjetër nuk e bën këtë lloj kafshimi”, tha nëna e Jordanit, Melissa Prushinski.