




Një kamarier është larguar në drejtim të paditur, pasi ka marrë xhiron ditore të restorantit ku punonte në Dhërmi.
Ai është larguar me një automjet tip Golf, ngjyrë e bardhë. Pas denoncimit të bërë nga menaxherët dhe pronari i restorantit, policia ka ngritur postblloke për të kapur kamarierin.
Ndërkohë, ende nuk dihet se sa lekë mund të ketë marrë kamarieri dhe se çfarë e ka shtyrë të ndërmerrte këtë veprim.




