Dhimbje e madhe për këngëtaren shqiptare/ Personi i dashur për të ndahet nga mosha në lule të jetës, vuante nga një sëmundje e ligë

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka humbur mikun e saj të ngushtë, Eronit Sermaxhaj. Lajmin e trishtë e dha vetë Morena me disa postime në Instastory ku ndau disa imazhe me të ndjerin, duke shprehur dhimbjen.

“Unë do t’i tregoj ty të gjitha kur të shohë prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, ka shkruar Morena.

“Deri sa të takohemi përsëri…”, ka shkruar këngëtarja në një tjetër foto, ku shfaqej duke i dhënë një përqafim të ngrohtë Sermaxhajt. Eroniti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, së cilës nuk arriti t’i bënte dot ballë.

I ndjeri kalonte shumë kohë me Morenën, e cila ndante shpesh fotografi pranë tij në rrjete sociale.