Diktatori Rama rreshton kryebashkiakët/ Rakip Sulin e bën MEME: Është kameraman ai, të nxjerr ty në TV!

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur në dy ditët e fundit të gjithë kryebashkiakët në Pogradec, të cilët po japin llogari para “diktatorit”, i cili nuk e kursen aarrogancën ndaj tyre dhe ata që i binden “lepe-peqe”.

Së fundmi ka qenë radha e Rakip Sulit që të binte pre e arrogancës së Ramës dhe talljeve të tij.

Si një kryebashkiak që ka fituar në Kamëz duke garuar i vetëm, Rakip Suli me nivelin e tij nuk ka bërë dot diferencën mes kameramanit dhe suportit teknik.

Rakip Suli shihet teksa ia bën me sy kameramanit që e kishte në plan të parë për të hapur slidet e Kamzës në ekranin e prezantimit, të cilat po vonoheshin.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë të qeshnin dhe Rama të niste talljet e vazhdueshme me nivelin e ulët të Sulit duke i thënë se kameramani thjesht të nxjerr në televizor.