Dikur jetonte një prift në një fshat të vogël. Ai ishte shumë i drejtë dhe një person i sinqertë, por një ditë…

Dikur jetonte një prift në një fshat të vogël. Ai ishte shumë i drejtë dhe një person i sinqertë, performonte gjithmonë ritet e tij fetare. Në një ceremoni, ai u shpërblye me një dhi nga një pasanik për shërbimin që ofroi. Prifti u lumturua shumë nga kjo dhuratë. E hodhi dhinë mbi supe me shumë entuziazëm dhe nisi udhëtimin për në shtëpinë e tij.

Gjatë rrugës, tre banditë parazitë dhe dembelë, e panë priftin që kishte një dhi mbi supe dhe nisën të thurin një plan se si t’ia marrin atë. Ata diskutuan midis tyre se si ta mashtronin priftin dhe ti rrëmbenin dhinë. Pasi vendosën se çfarë plani do të ndiqnin, ata u shpërndanë në tre vende të ndryshme në rrugën e priftit për në shtëpi.

Sapo prifti mbërriti në një vend të vetmuar, një nga banditët doli nga vendi ku ishte fshehur dhe i bëri priftit një pyetje të çuditshme, “Zotëri, çfarë po bën? Nuk e kuptoj pse një njeri fetar si ti duhet të mbajë mbi supe një qen?” Prifti u habit kur dëgjoi këto fjalë dhe i bërtiti, “A nuk e sheh? Nuk është qen por është dhi, o budalla i trashë”. Banditi iu përgjigj, “Zotëri, iu kërkoj ndjesë. Unë thashë atë që pashë. Më vjen keq që nuk më besoni”. Prifti u mërzit nga kjo ndodhi por vazhdoi udhëtimin gjithsesi.

Sapo eci dhe pak, del banditi i dytë nga vendi ku ishte fshehur dhe e pyet priftin, “Zotëri, pse mban një viç të ngordhur mbi supe? Dukeni një person i zgjuar. Një veprim i tillë është totalisht budallallëk nga ana jote”. Prifti i bërtiti, “Çfarë? Si mund të ngatërrosh një dhi të gjallë me një viç të ngordhur?” Banditi i dytë iu përgjigj, “Zotëri jeni shumë gabim. Ose ti nuk e di se si është një dhi, ose këtë gjë e bën qëllimisht me vetëdije të plotë. Unë të kërkoj ndjesë, thjesht të thashë atë që pashë. Kalofshi mirë!” Dhe më pas banditi i dytë u largua duke qeshur. Prifti u hutua, por gjithsesi vazhdoi udhëtimin e tij.

Përsëri pasi eci për pak, doli banditi i tregë përpara dhe e pyeti duke qeshur me të madhe, “Zotëri, pse po mban mbi supe një gomar? Dukesh qesharak”. Kur dëgjoi edhe fjalët e banditit të tretë, priftu filloi të shqetësohej seiozisht rreth asaj që kishte mbi supe. Ai nisi të mendojë, “A vërtet nuk është një dhi kjo që kam mbi supe? A mos vallë është ndonjë lloj hije apo ‘fan ta zëm’”

Ai mendoi se kafsha që po mbante mbi supe ndoshta me të vërtetë mund të jetë ndonjë lloj fantazme, sepse ajo e transformoi veten e saj nga një dhi në një qen, pastaj nga një qen në një viç të ngordhur dhe nga një viç i ngordhur në një gomar. Prifti u tmerrua shumë nga kjo ide, e hodhi dhinë në qoshe të rrugës dhe u largua me vrap. Tre mashtruesit po qeshnin me priftin leshko. Ata e kapën dhinë dhe ishin mëse të lumtur për gostinë që i priste.

Mësimi:

Nuk duhet të ndryshojmë vendimet dhe rrugët tona duke u bazuar se çfarë thonë të tjerët. Mos u mashtro nga ata të cilët thjesht duan të përfitojnë prej teje.