Dikur modele te klipi i Ardit Gjebreas, sot shkencëtare në Amerikë! Ja për kë bëhet fjalë

Kur shohim portretin e Fatjona Lubonjës, të gjithëve na kujtohet videoklipi i Ardit Gjebresë “Makina e memories”. Mirëpo, duket se pamja e saj nuk ka ndryshuar fare, ajo kishte mbetur po aq e bukur pavarësisht viteve.

Fatjona u shpreh në një intervistë: “Për shqiptarët unë do të mbetem gjithmonë kjo vajzë. Kur iki në Vlorë më thonë që na ka bërë reklamë të madhe.

Kur vij me pushime në Shqipëri më thonë ku të kemi parë dhe unë buzëqesh. Mua në Shqipëri më njohin për fushën time, por unë nuk kam dalë në televizor shpesh.Më tej, ajo zbuloi se tashmë është një shkencëtare dhe neurologe në SHBA, në New Jersey.

Por, në Shqipëri është kthyer së bashku me doktorin Gentian Toshkëzi, për shkak të një studimi mjekësor lidhur me memorien.