Dita e parë e punës/ Del të shpërndajë kokainë, Rudin e arreston policia

Një shpërndarës droge është u arrestua nga policia ditën e tij të parë në punë. Rudy Young, nga Blackpool, Lancashire, punonte si shitës hekurishtesh, por pasi martesa e tij u prish, ai zhvilloi varësi nga kokaina.

Ky zakon që i kushtoi shtrenjtë bëri që 35-vjeçari të zhytej një borxhe. Teksa në ditën e parë të punës nisi të shpërndante drogë, policia vuri re një person të mbështetur në xhamin e makinës së Young dhe nisën të kontrollonin automjetin.

Ata gjetën brenda disa çanta me pluhur të bardhë, dy telefona celularë dhe 450£ para të thata, si dhe mesazhe në lidhje me aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Young kishte qenë përdorues i kokainës deri në fund të martesës së tij 16-vjeçare, ku në një pikë ai filloi të përdorte më shumë drogë si mënyrë për të përballuar ndarjen.

Më pas ai grumbulloi borxhe të konsiderueshme dhe e kërcënonin të paguante. Nga frika e pasojave të mundshme për familjen dhe biznesin e tij, Young pranoi të shiste drogë për të shlyer borxhet e tij dhe iu dha një telefon celular për të marrë porosi.

“Ai nuk ishte shumë i suksesshëm,” tha prokurori i çështjes. “Ai u kap që në ditën e parë”.

Young u deklarua fajtor për posedim me qëllim të furnizimit me drogë të klasit A. Gjykata tha se ai nuk ka dënime të mëparshme dhe vetëm dy paralajmërime.