Ditë e rëndë për Mitrovicën: Për 24 orë vdiqën 3 të rinj, dy nga ta fëmijë

Dita e sotme për qytetin e Mitrovicës ka qenë ndër ditët më të rënda, pasu u shuan 3 të rinj, dy nga ta fëmijë, shkruan Jepi zë.
Mbrëmë u raportua për vdekjen e të riut, Fatos Kalaja, i cili vije nga Mitrovica por kishte kohë që ishte shpërngulur në Fushë Kosovë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.
Para pak çastesh erdhi lajmi tjetër i rëndë, Blenton Ismjali kishte ndërruar jetë

Fëmiju 11 vjeçar ditë më parë kishte rënë në Liqenin Akumulues, por pas disa minutash ishte nxjerrur nga pronari i një lokali afër, por duket se Blentoni nuk arrit t’i mbijetonte lëndimeve, shkruan Jepi zë.
Ndërsa lajmet e rënda për qytetarët e Mitrovicës nuk përfunduan, sërish një fëmijë tjetër ka vdekur.
Dua Miftari e cila ka qenë duke u trajtuar në një spital kishte ndërruar jetë. Dua ishte mbesa e intelektualit mitrovicas Ramadan Kelmendit./ Jepi zë