Djegia e flamurit shqiptar dhe propaganda e Tiranës dhe Prishtinës/ Altin Goxhaj: Ukraina duhet t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve

Dy ditë më parë në Tiranë u mbajt një marshim solidarizues për atë që po ndodh në Ukrainë. Po ashtu edhe në Prishtinë presidentjsa Vjosa Osmani ka mbajtur marshime të ngjashme ku ka dalë kundër asaj që po bën Putini në Ukrainë. Deri këtu gjithçka duket në rregull, pasi vërtetë populli i Ukrainës po kalon momentet më të vështira ndonjëherë.

Por ajo që nuk shkon në marshime të këtij lloji është propaganda dhe hipokrizia që Tirana dhe Prishtina zyrtare po përcjellin. Ky detaj është kapur edhe nga avokati Altin Goxhaj, i cili ka bërë një paralelizëm të një fotoje të bërë në vitin 2004 me marshimet e shqiptarëve. Në foton e parë shihen dy ushtarë nacionalistë ukrainas që djegin flamurin shqiptar para Ministrisë së Jashtme Ukrainase për të kërkuar mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës! Ndërsa fotot e dyta s’kanë shumë nevojë për komente.

Avokati shpreh idenë se Ukraina duhet t’i kërkonte falje shqiptarëve dhe të premtonte se do të njihte Pavarësinë e Kosovës.