Djemtë durrsakë shpallen kampionë në Ballkan, himni shqiptar këndohet dy herë në mes të Beogradit

Bruno Nuho dhe Irdi Kashari janë dy të rinjtë që prej vitesh merren me Bodybuilding. Pak ditë më parë ata shënuan një fitore të jashtëzakonshme në Kampionatin Ballkanik në Serbi, ku Irdi u shpall kampion ballkanik në kategorinë Fiziku Mashkullor ndërsa Bruno në Bodybuilding. Falë fitoreve të tyre, u bë i mundur këndimi dy herë i himnit shqiptar në mes të Beogradit.

Në një emsion televiziv, dy djemtë durrsakë u shprehën se ishte një ndjesi e veçantë se ia dolën të triumfonin pikërisht në Beograd. “Kemi marrë shumë respekt nga serbët. U ngritën në këmbë kur ishim në publik. Ishte një lloj emocioni që nuk di ta përshkruaj. Mund të këndohej himni në Itali, Amerikë por në mes të Serbisë ishte një ndjesi e bukur. Shkuam për të fituar”- tha Irdi.