Do strehohen në Durrës dhe në konviktet e QS-së, sot pritet të mbërrijnë 300 afganët e parë

Në Shqipëri pritet të mbërrijë sot kontigjenti i parë i afganëve që do të strehohen përkohësisht në vendin tonë.

Sipas informacioneve, avioni me 300 afganë pritet të mbërrijë në vendin tonë brenda 24 orëve.

Në kuadër të marrëveshjes me SHBA, në Shqipëri do të strehohen rreth 2 mijë afganë, të cilët janë bashkëpunëtorë të ushtrive të NATOS dhe që po largohen prej andej bashkë me familjet e tyre.

Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e Qytetit Studenti, ose në konviktet e tjera në Tiranë, ndërsa një pjesë tjetër pritet të akomodohen në hotelet e Durrësit.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe