“Do të νdeѕim ngadalë…”/ E mitura afgane qan me ngashërim: Nuk na llogariѕin, sepse kemi lindur në Afganistan!

Një vajzë minorene afgane ka përshkruar situatën në Afganistan, pas pushimit nga trupat talebane. Video e vajzës është postuar në Twitter nga aktivisti Masih Alinejad dhe e mitura, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, shihet teksa qan me ngashërim.

“Ne nuk na llogarisim sepse kemi lindur në Afganistan. Unë nuk mund të qaj. Askush nuk kujdeset për ne dhe do të vdesim ngadalë në histori“, thotë mes lotësh vajza, në videon rreth 45 sekonda.
Talibanët morën kontrollin e Afganistanit në 1996-2001 para se të dëboheshin nga një fushatë e udhëhequr nga SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit.