Do të ishte lushnjari i parë në Big Brother/ Moderatori i njohur tregon nëse do të jetë banor i shtëpisë më të famshme apo jo

I ftuar në emisionin e mëngjesit, ‘Ditë e Re’, të Arjola Shehut dhe Arjon Muçës, prezantuesi dhe autori i emisionit Expuls, Ronaldo Sharka ka treguar sekretet e punës dhe sakrificat e tij për të qenë në pozicionin aktual. Ai ka rrëfyer eksperiencën në RTV Ora, por edhe ofertat e tjera në fushën e medias.

Në një lojë të zhvilluar mes moderatorëve, ku Arjoni mori rolin e Ronaldo Sharkës, zbuloi edhe ftesën e Ronaldos për të qenë pjesë e Big Brother Vip, fakt ky i konfirmuar nga autori i Expuls gjatë bisedës së zhvilluat në studio.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo( Arjoni): Më thirrën tek Big Brother Vip. Në këto momente kam një “Instagram” jo të pasur me audjence, por me audiencë të shëndosh. Emisionet e mia kanë ecur mirë dhe nuk do kisha nevojë në këto momente te jetëa time për tu bërë i famshëm.

Arjola: Domethënë e ke refuzuar ofertën nga BBV

Ronaldo(Arjoni): Po e kam refuzuar

Arjola: Po si opinionist, do të pëlqente

Ronaldo(Arjoni): Do më pëlqente shumë si opinionist, do më rrinte shumë si post

Ronaldo(Arjoni): Do të ishte interesante, si lushnjari i parë në atë format, se qyteti i Lushnjes është qytet që e ndjek shumë këtë lloj formati dhe ata të paktën do ishin krenuar me prezencën time.

Arjola: Nga emrat qe keni dëgjuar deri tani, me kë nuk do të shkoje mirë, nëse do të hyje

Ronaldo(Arjoni): Po kisha merak ty në fakt Arjoja, po të ishim bashkë, do të haheshim kokë më kokë.