




Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti duket se tashmë e ka zgjedhur ambasadorin e ri në Kroaci. Bëhet fjalë për Martin Berishajn, një militant shumë aktiv të Vetëvendosjes, njëherit profesor në Universitetin e Prishtinës.
Martin Berishaj, sipas të gjitha gjasave do të udhëheq me ambasadën e Kosovës në Kroaci. Ndonëse për emërimin e tij nuk kanë folur nga MPJ, punën e re atij ia ka uruar motra e tij, Maria në një postim në Facebook.





“Emrimi yt si ambasador në Kroaci më gëzoi pamasë. Urime vëlla i dashtun dr. prof. Martin Berishaj Tu dhasht e mbara dhe dalsh faqebardhë si gjithmonë që na ke mësua me veprat tua. E mbajsh me nderë këtë post. Krenare me ty gjithmonë. Të Dua shumë”, ka shkruar motra e tij.
E mjafton një kontrollim i thjeshtë i profilit të Berishajt për të parë se ai është një militant shumë i afërt me Vetëvendosjen, kryeministrin Kurti e kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Madje sipas burimeve të lajmi.net, Berishaj ka qenë shumë aktiv gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet nacionale në Kosovë që u mbajtën më 14 shkurt, duke lobuar për VV-në.




