Dritan Hila: Ku gaboi turizmi vlonjat këtë sezon!

Në rubrikën “Komenti i Ditës”, gazetari Dritan Hila komentoi sa i përket turizmit, veçanërisht atij në jug të vendit.

Hila bëri një krahasim mes Vlorës dhe zonës së Golemit, Durrësit dhe Kavajës, të cilat janë edhe potencialet më të mëdha të turizmit shqiptar.

“Herë pas here sektori i turizmit, duke nisur nga Vlora e duke përfunduar në Sarandë gjendet përballë sulmeve të vazhdueshme. Kjo ndodh pasi hotelet e jugut, janë në njëfare mënyre janë ndërtime të reja, të cilat ndikojë edhe në çmimet e larta që këto struktura ofrojnë, dhe kjo sjell një lloj revolte, tek njerëzit të cilët janë ende me mendësinë e barazitarizmit të komunizmit.

Njëkohësisht ka edhe një mungesë strategjie. Duke folur për turizmin e jugut, I cili në këto momente ka njëlloj ngecjeje, pasi në këto momente hotelet nuk janë siç ishin vjet, me një kapacitet thuajse plot, me 98%, ishin shifrat e vjetshme për Vlorën, madje deri në Sarandë. Ky kapacitet ka qenë edhe në shtator, si dhe ditët e para të tetorit nëse bazohemi tek shifrat e vjetshme.

Tashmë nuk janë të njëjtat shifra, dhe kjo ka detyruar të gjithë operatorët në jug të bëjnë një zbritje drastike të çmimeve, gati duke i përgjysmuar”, shprehet gazetari Dritan Hila./Xh.Xh/dritare.net