Dy ditë më parë kishte bërë vaksinën Pfizer, gjendet i pajetë në shtëpi 15-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën dy ditë pasi ishte vaksinuar kundër Covid-19 me Pfizer.

Ngjarja ka ndodhur në Arkadia, ku 15-vjeç është gjetur të dielën i pajetë nga familjarët e tij. Ata janë shpehur se fëmija ishte i shëndetshëm.

“Vëllai im ishte një fëmijë shumë i fortë. Ai nuk kishte asnjë problem” shkruan vëllai i 15-vjeçarit në rrjetet sociale, raportojnë mediat greke.

Autoritetet shëndetësore janë shprehur se nuk ka lidhje ngjarja me vaksinimin. Pritet që të bëhet ekzaminimi mjeko -ligjor në Athinë që do të përcaktoj dhe shkakun e humbjes se jetes të djalit të mitur.

Burimi: Protothema