Dy fatkeqësi të njejta brenda pak minutash në Tiranë, dy njerëz humbin jetën sepse ranë nga lartësia

Dy fatkeqësi janë regjistruar mesditën e sotme ne kryeqytet, teksa dy të moshuar kanë humbur jetën pasi ranë nga lartësia.

Një 77 vjeçar me inicialet V.K, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka rënë nga lartësia në rrugën “Muhamed Gjollesha” në Kryeqytet.

Një tjetër incident është regjistruar në rrugën “Mustafa Maci”, ku një tjetër i moshuar, shtetasi me inicialet L.K., 65 vjec, ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe ka ndërruar jetë. Ai dyshohet se vuante nga depresioni.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.

Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.