Dy infermieret bëhen virale në Tik-Tok, futen në ambulancë dhe provokojnë me kërcimin e tyre

Dy infermiere në SHBA, janë komentuar shumë së fundmi, pasi bënë një video për Tik-Tok në ambulancën, ku duhet t’u shërbejnë qytetarëve. Në orën e pushimit, ato u futën në pjesën e pasme të ambulancës dhe filluan të kërcenin për në Tik-Tok

Videoja është parë më shumë se 250 mijë herë dhe ka marrë mijëra reagime. Shumica shkruanin, se dy vajzat duhet të ishin duke shpëtuar jetë dhe jo të kërcenin në ambulancë. Megjithatë, kishte edhe persona që i mbështesnin. Ata thoshin që dy infermieret janë në orën e pushimit dhe mund të bëjnë çfarë të duan.