Dy tërmete brenda pak minutash në Shqipëri

Para pak minutash Shqipërinë e kanë goditur dy tërmete, shkruan Gazeta Sinjali.

Tërmetet janë ndier në veriun e Shqipërisë, në mbrëmjen e së mërkurës.

I pari ka qenë 3.4 shkallë të Rihterit që ka goditur Lezhën dhe 3.5 tërmeti i dytë që ka goditur Shkodrën.