E BUJSHME! Rrëzohet qeveria italiane, kryeministri merr vendimin drastik

Italia po hyn në një krizë të thellë politike, me kryeministri e vendit Mario Draghi që ka njoftuar dorëheqjen.

Pas takimit me presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, Draghi mblodhi një kabinet dhe njoftoi anëtarët e partisë së tij vendimin e për të dhënë dorëheqjen këtë mbrëmje.

“Dua të njoftoj se sonte do të jap dorëheqjen time në duart e Presidentit të Republikës. Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më. Pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë ka dështuar. Ditët e fundit ka pasur përkushtimin maksimal nga ana ime për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke u përpjekur edhe për të plotësuar nevojat që më janë paraqitur nga forcat politike. Siç duket edhe nga debati dhe votimi i sotëm në Kuvend, kjo përpjekje nuk ka qenë e mjaftueshme. Nga fjalimi im i inaugurimit në Parlament kam thënë gjithmonë se ky ekzekutiv do të shkonte përpara vetëm nëse do të kishte një perspektivë të qartë për të realizuar programin e qeverisë për të cilin forcat politike kishin votuar besimin. Kjo kompaktësi ishte thelbësore për të përballuar sfidat e këtyre muajve. Këto kushte nuk ekzistojnë më. Ju falënderoj për punën tuaj, rezultatet e shumta të arritura. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur, në një moment shumë të vështirë, në interes të të gjithë italianëve”thotë kryeministri, shkruan La Republica.

Kryeministri tha në fillim të kësaj jave qeveria e tij nuk mund të vazhdonte pa mbështetjen e 5-Yjeve dhe ka përjashtuar mundësinë e udhëheqjes së një koalicioni me një përbërje të ndryshme. Presidenti Sergio Mattarella, arbitri suprem në politikën italiane, do të duhet të vendosë se si ta zgjidhë krizën.

Ai mund t’i kërkojë Draghit të përpiqet të rivendosë administratën e tij me një votë besimi të re. Nëse nuk mund të sigurohet shumica, ai do të duhet të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme