“E bukur, рor boѕh”! A mos vallë Donald Veshaj po ironizon keq fare Beatriх Ramosaj?

Historia e lidhjes mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ka qenë në epiqendër të mediave dhe rrjeteve. Dhe me sa duket ata do të përbëjnë ende lajm edhe pas ndarjes. Ishte një histori e shkurtër në Big Brother që nuk funksionojë. E tani protagonistët nuk rrinë pa hedhur ndonjë ‘kunj’ për njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme në emisionin e tij “Më Lër të Flas”, kishte të ftuar këngëtarin Ledri Vula i cili në bisedim e sipër u shpreh se si fillim tek gruaja e tij Sara i ka pëlqyer pmja e jashtme dhe më pas zemra e saj.

“A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet”, është shprehur këngëtari.

Pas kësaj deklarate të reperit, ajo çfarë mori vëmendjen më të madhe ishte reagimi i Donaldit i cili nuk nguroi pa thumbuar drejtpërdrejtë Beatrix Ramosajn.

“Sa problem është ajo kur është e bukur dhe është kështu bosh fare, ke të drejtë”, është shprehur Donaldi.