E dhimbshme/ Ndërron jetë vogëlushja nga Podujeva pas një sëmundje të rëndë

Shkaku i një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë vogëlushja Lorela Durmishi nga Komuna e Podujevës.

Lajmin e ka bërë të ditur prindi i saj, i cili ka falënderuar të gjithë personat të cilët kanë dhënë kontributin e tyre që ta ndihmojnë për të grumbulluar para në mënyrë që Lorela t’i nënshtrohej operacionit në Turqi.

Njoftimi i plotë i babait të saj:

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Sot me datë 24 prill 2022, në orën 16:25, në këtë muaj të mëshirës, caktimi i Allahut ishte që pas një sëmundjeje shumë të rëndë, engjëllin tonë të dashur, Lorelën ta merrte pranë Tij.

Shumë faleminderit hoxhë Elvis Naçit, fondacionit të tij që bënë të pamundurën për ta shpëtuar engjëllin tonë si edhe të gjithë vëllezërve dhe motrave tanë Shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe anembanë diasporës kudo që ndodhen nëpër botë, të cilët nuk hezituan as edhe një çast të vetëm për të dhënë kontributin maksimal për ta ndihmuar engjëllin tonë, por dëshira e Allahut të Madhërishëm ishte që ta merrte atë pranë Tij.

Allahu ua shpërbleftë të gjithëve me të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Kur të vijë dita, Allahu na bashkoftë me të në xhennetin e Tij.

Lorela ditë më parë kishte për t’iu nënshtruar operacionit, ku së bashku me fondacionin e hoxhë, Elvis Naçit ishin mbledhur para për ta ndihmuar financiarisht.

/GazetaSinjali/