E ëma e gruas që futi foshnjën në valixhe: Nuk dija gjë për shtatzaninë, është e sëmurë

Për ngjarjen horror në Korçë, ka folur edhe nëna e gruas që futi në valixhe foshnjën e porsalindur dhe e mbajti një muaj të pajetë në shtëpi. Teksa po largohej nga gazetarët, e ëma e autores shprehet se e dinte që vajza e saj ishte e sëmurë dhe e kishte dërguar vetë në spital, ndërsa thotë se nuk ishte në dijeni të shtatzanisë së vajzës së saj.

A ishte e sëmurë vajza?

E ëma e autores:

Ishte ishte e sëmurë, unë e shtrova në spital.
Po për shtatzaninë dinit gjë?

E ëma e autores:

Jo, jo,jo.

Po i shoqi ku ishte?

E ëma e autores:

Në shtëpi

Nuk ishte në Greqi?

E ëma e autores:

Po ishte dhe erdhi.

Tragjedia u zbulua një muaj me vonesë në momentin që burri i nënës që vrau fëmijën e saj, Klodi Hasimllari, denoncoi në policinë e Korçës bashkëshorten e tij për vrasjen e një foshnjeje.