E frikshme çfarë po ndodh në jug! Era e fortë dhe shiu shkulin çadrat dhe shezlongët nga plazh

Stuhia e erës dhe shiut ka goditur bregdetin në jugun e Shqipërisë. Pushuesit kanë “braktisur” plazhin pasi përveç uljes së temperaturave, era e fortë po shkatërron gjithçka. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si era merr shkul nga rëra çadrat dhe shezlongët duke i hedhur në det.

Ndërkohë disa pushues tentojnë të marrin në minutat e fundit sendet që ju kanë mbetur në çadrat e tyre.