E frikshme/ Temperaturat e larta shembin urën në Kinë

Një video nga media shtetërore kineze tregon një urë në Quanzhou duke u shembur përgjysmë për shkak të temperaturës së lartë të shtunën pasdite.

Sipas Administratës Meteorologjike të Kinës, paralajmërime për temperatura të larta u dhanë për pothuajse në 70 qytete kineze, ku temperaturat ishin më shumë se 40 gradë Celsius të hënën.

Temperaturat në Kinë janë rritur më shpejt se mesatarja globale dhe vala e fundit e të nxehtit ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me ritmin e ngrohjes globale.