




Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë, ku një 13-vjeçare ka rënë nga kati i tretë. Raportohet se e mitura kanë qenë duke luajtur kur ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku jetonte pranë rrugës “Shtraus”.
Vogëlushja është dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa raportohet se ajo ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje familjarët për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.




