E FUNDIT! 26-vjeçarja tenton të hidhet nga kati i dytë i banesës tek Komuna e Parisit

Një 26-vjeçare me iniciale K.E. ka tentuar të vetëhidhet nga kati i dytë i banesës ku jeton në Tiranë, tek Komuna e Parisit.

Sipas njoftimit të policisë, e reja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2022, te Komuna e Parisit, në rrugën “Mihal Popi”, ka tentuar të vetëhidhet nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasja K. E., 26 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.