E FUNDIT! 61-vjeçari gjendet i varur në një pemë në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 61-vjeçar me iniciale I.A. është gjetur në lagjen Nr. 15 i varur në një pemë. Sipas njoftimit të policisë 61-vjeçari dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 14:10, në lagjen nr.15, Durrës, është gjetur në pemë, trupi i pajetë i shtetasit I. A., 61 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.