E FUNDIT! Audi përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë tek Stacioni i Trenit, si pasojë e të cilit humbi jetën një person. Raportohet se një automjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësor. Ndërkohë, shoferi thuhet se është larguar nga vendngjarja, ndërsa këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.