E FUNDIT/ Dy tërmete të njëpasnjëshme ‘trondisin’ Greqinë, ja sa e kishin magnitudën

Dy tërmete të njëpasnjëshëm me diferencë kohore 8 minuta kanë goditur shtetin fqinj të Greqisë mesditën e sotme.

Tërmetet “binjakë” me madhësi 3.9 dhe 3.6 Rihter u shënuan rreth orës 14:36 dhe 14:44 me orën lokale sot, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës.

Sipas Institutit Sizmologjik Gjeodinamik , lëkundjet sizmike ndodhën përkatësisht shtatë dhe katër kilometra në perëndim dhe në veriperëndim të Asopisë dhe Beotias.

Nga tërmetet nuk janë raportuar dëme materiale, apo të lënduar.