E FUNDIT/ E konfirmon policia: Shoferi i “G-Classit” ishte i droguar, kur shkaktoi aksidentin!

Ajas Sulejmani, personi që shkaktoi aksidentin në “Rrugën e Kavajës”, ka rezultuar pozitiv në testin e drogës.

Policia e Tiranës thotë se Sulejmani e drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:

Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.