E FUNDIT: Harroni luften Rusi-Ukrain sapo ndodhi Turqia sulmon… (Pamje)

Me bombardimin e disa shënjestrave Turqia nisi ofensivën e re ajrore dhe tokësore kundër militantëve kurdë në veri të Irakut.

Lajmin e pohoi ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar. Njësitë ushtarake dhe forcat speciale, të mbështetur nga një numër i paspecifikuar avionësh e helikopterësh janë përfshirë në sulmin e drejtuar ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në rajonet Metina, Zap dhe Avashin-Basyan, që gjenden në veri të Irakut. Sipas ministrit të mbrojtjes, deri tani janë goditur me sukses vendstrehime, bunkerë, shpella, depo municione dhe shtabe që i takonin PKK-së së konsideruar organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, e që i ka organizuar që prej 1984-tës një kryengritje kundër shtetit turk.

Dekadat e fundit, Turqia ka ndërmarrë vazhdimisht sulme në Irak, ku PKK ka bazat dhe kampet trajnuese në rajonin kufitar të Sinjarit. operacioni i fundit Akar, nisi mbrëmjen e së dielës. Arsyeja e këtij sulmi, po sipas ministrisë së mbrojtjes, është se PKK-ja po planifikonte një goditje në shkallë të gjerë kundër Turqisë.

Ofensiva, thuhej në deklaratë, u ndërmorr në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët e Ankarasë, por nuk jepen detaje të tjera. Javën e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Masrour Barzani, kryeministri i rajonit autonom kurd të Irakut, i cili kontrollon zonat e sulmuar së fundi.