E FUNDIT/ Ndryshon çmimi i naftës, sa do të shitet nga sot

Ka ndryshuar sërish çmimi i karburanteve në vend.

Bordi i Transparencës, përmes një njoftimi, ka bërë publik çmimet e reja në vend.

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transparencës në datë 2 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

���Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

���Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

���Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.