E FUNDIT/ Nxirret i pajetë trupi i një burri në Divjakë

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Divjakë. Një pushues është nxjerrë nga uji i pajetë. Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët në vendngjarje për JOQ, bëhet fjalë për një të moshuar nga fshati Krutje e Lushnjes.

Nuk dihen ende rrethanat e mbytjes së të moshuarit, por dëshmitarët në vendngjarje rrëfejnë për JOQ se ambulanca u vonua mbi 20 minuta për të marrë trupin.

“Pershendetje JOQ Ne plazhin e Divjakes eshte gjendur nje trup i vdekur i nje te moshuari ne breg te detit nuk ka asnje familjar deri tani afer ne vendngjarje,plot femije dhe te rritur jan rrethuar afer vendngjarjes dhe ambulances iu desh me shum se 20 minuta qe te merrte trupin e vdekur”,-deklarojnë burime për JOQ.