E fundit! Shpërthim i fortë eksplozivi në një hotel në Sarandë

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një hotel në Sarandë. Policia njofton se hoteli është në pronësi të shtetasit N.Y. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.