E FUNDIT! Vjehrri vret nusen e djalit në Fier dhe më pas vetëvaret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku si pasojë e një konflikti në familje dy persona kanë ndërruar jetë. Raportohet se vjehrri ka vrarë bashkëjetuesen e djalit me thikë dhe më pas është vetëvarur. Sipas Fax News bëhet fjalë për Xhevair Hoxha 61 vjeç. Ky i fundit ka vrarë Merushe Hazizi 30 vjeçe. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë. VIJON…

Njoftimi i policisë Fier:

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.