E jetuan të gjithë jetën kështu/ kështu dhe s’u martuan/ Ndahen nga jeta dy binjakët siamezë, më të vjetërit në botë

Binjakët siamezë më të vjetër në botë kanë humbur jetën. Ata jetuan gjithë jetën si të tillë dhe nuk pranuan të ndaheshin.

Këta dy vëllezër që duhej të kalonin tërë jetën ballë për ballë, nuk jetojnë më. Ronnie dhe Donnie ndanë çdo gjë bashkë në të gjitha kuptimet e fjalës. Ata ishin të lidhura në nivelin e barkut dhe sternumit, si dhe pjesë të organeve të tretjes.

Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë me të cilat u përballën gjatë dy viteve të para të ekzistencës së tyre, të cilat i kaluan tërësisht në spital, prindërit e tyre Eileen dhe Wesley Gaylon kishin refuzuar kategorikisht ofertën e bërë nga mjekët dhe që konsistonte në ndarjen e tyre me anë të një operacioni kir urgjik. Çështja është se kishte rre ziqe që njëri prej të dyve të mos i mbijetonte procesit.

Sa i përket jetës së tyre romantike, ata kurrë nuk janë martuar, por thonë se kanë mbetur gjithmonë në marrëdhënie të mira pavarësisht konflikteve të pakta që kanë pasur gjatë viteve të tyre të adoleshencës. Mund të thuhet se ata patën një jetë të lumtur.