“E kam plazhin 100%”/ Turistja tregon përballjen me “pronarin” e Sarandës: Na kërcënoi dhe ofendoi!

Një nga arsyet se pse plazhet në jug të vendit janë bosh, është fakti se pothuajse të gjitha janë privatizuar dhe biznesmenët nuk të lejojnë të qëndrosh në plazh nëse nuk merr një çadër me vlerë mbi 20 mijë lekë të vjetra.

Në lidhje me këtë fenomen ka shprehur shqetësimin e saj edhe një turiste. Në grupin më të madh të Shqipërisë, ku promovohet turizmi nga të huajt, një turiste suedeze ka treguar së është përzënë nga plazhi në Sarandë, pasi i ka ardhur një biznesmen dhe e ka kërcënuar.

Sipas turistes, ajo dhe bashkëshorti i saj kishin zgjedhur të pushonin, por u përballën me kërcënimet dhe ofendimet e një biznesmeni, që u kishte thënë se e ka marrë plazhin 100% me qira.

Turistja shkruan:

Para disa ditësh unë dhe bashkëshorti im patëm një eksperiencë shumë të pakëndshme në një plazh të Sarandës. Pasi na terrorizuan për dy orë na detyruan të largoheshim duke na kërcënuar se do të na largojnë me forcë nga plazhi. Kemi marrë kërcënime dhe ofendime, ndërsa ata kanë pohuar se e gjithë prona është private pasi e kanë marrë me qira 100%.