E kapin prej shalësh dhe e tërheqin zvarrë, policia dhunon të moshuarin në Ish-Bllok

Një i moshuar është dhunuar pasditen e sotme pranë Ish-Bllokut në Tiranë. Nga pamjet e dërguara pranë redaksisë së Joq Albania shihet se si dy policë kapin njëri nga koka dhe tjetri nga këmbët një person me flokë të bardha dhe i vendosin prangat. Nuk dihet saktësisht se përse e arrestuan por sipas qytetarëve që dërguan videon raportohet se i moshuari ishte thjesht i dehur por se nuk po bënte ndonjë gjë.