E kishte marrë malli për fëmijët, shqiptari arrestohet sa ‘shkel’ në Itali

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka thyer urdhrin e dëbimit. Në vitin 2021 ai u arrestua dhe u dëbua me vendim që të mos hynte më në Itali për 5 vjet. Por shqiptari është arrestuar dje nga Karabinierët e Casarsa della Delizia në shtëpinë e prindërve të tij në Valvasone. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte justifikuar para policisë se kishte ardhur në Itali për të parë tre fëmijët e tij të vegjël pasi e kishte marrë malli.

Shqiptari do të dalë nesër para gjykatës dhe aty do të vendoset nëse ai do të qëndrojë në arrest shtëpie ose të përfundojë në burg.