‘E kishte paditur në gjyq Edi Rama’. Ish-ministri rrëfen bisedën e fundit me Kastriot Myftarajn

Dilemave rreth vdekjes së Kastriot Myftarit i bashkohet edhe ish-ministri Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një reagim të bërë në Facebook ai ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj, para se të kyente vetëvrasje.

Manjanji shkruan se Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama, dhe se pak kohë më parë i kishte shkruar në Whatsapp, ku i kishte kërkoi ta përfaqësonte si avokat.

“Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri. Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i paditur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vdekjes, i paditur..”, shkruan ai.

Postimi i plotë:Kastriot Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama. Pak kohë më parë më shkroi në whatsapp ku më kërkoi ta përfaqësoja si avokat. Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri. Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i paditur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vdekjes, i paditur…